Një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi dy gra me 10 goditje kamxhiku sepse kishin fyer në Whatsapp

Një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi dy gra me 10 goditje kamxhiku sepse kishin fyer në Whatsapp

Një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi dy gra me 10 goditje kamxhiku sepse kishin fyer në Whatsapp.

Të dhënat tregojnë se krimet kibernetike të proceduara nga gjykatat penale janë në rritje me 25% krahasuar me vitin e kaluar. Krimet digjitale janë të llojeve të ndryshme në vendet arabe. “Autoritetet dhe specialistët po punojnë për të intensifikuar fushatat sensibilizuese mbi rrezikun e këtyre programeve të dëmshëm.

Rreziqet nga rrjetet sociale janë dhuna, spiunazhi, imitimet, ngacmimet, thashethemet, poshtërsitë, akuzimet, abuzimet, zhvatjet, mashtrimet që përndjekin shoqërinë në këto rrjete,” – u shpreh Mohammad Al-Sareei, hetues i krimit të informacionit. Edhe pse këto krime kryhen në rrjetet sociale dënimet janë të ashpra nga ana e autoriteteve arabe.

Nuk është hera e parë që Arabia Saudite prononcohet kundër këtyre rrjeteve, Raif Badawi u dënua me 1000 kamxhikë dhe me 10 vite burg sepse fyeu islamin përmes blogut të tij Free Saudi Liberals. Gazetari Alaa Brinji u dënua me 5 vite burg dhe iu ndalua për 8 vite udhëtimi sepse ofendoi drejtuesit e vendit dhe nxiti te popullata urrejtje përmes një mesazhi në Twitter.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*