Presheva për herë të parë do të paraqitet si “Teatri i Qytetit të Preshevës” në festivalin “Komedia Fest” në Gjakovë

Presheva për herë të parë do të paraqitet si “Teatri i Qytetit të Preshevës” në festivalin “Komedia Fest” në Gjakovë

Aktorët preshevar po bëjnë provat gjenerale të shfaqjes “Skicuesi” nën regji të Afeida Boriçit dhe në asistent të Musa Isufit.

Ata nuk do ta përfaqsojnë Preshevën më si Shtëpi e Kulturës “Abdulla Krashnica” por do të shkojnë për herë të parë si Teater profesional, ku sot do të marrin pjesë në festivalin “Komedia Fest” në Gjakovë.

Afedia Boriçi regjisore e kësaj shfaqje ajo për portalin presheva.com tha se sonte po bëjmë provat e fundit, provat gjenerale, ku do të marrim pjesë ne festivalin e qytetit të Gjakovës. Ajo thot se është kënaqsi e veçant dhe risi se tani do shkojmë për herë të parë si teatër.i qytetit teatri më i ri në rajon.

Gani Veseli drejtor i Shtëpisë së Kultures “Abdulla Krashnica” në Preshevë i cili luan rrolin e Arkusit në shfaqjen “Skicuesi” gjatë këtyre provave ai për portalin presheva.com tha po bëjmë provat gjenerale sonte dhe po shkojnë shum mirë. Po ashtu ai tha se nga ana profesionale jemi të barabart me gjith të tjerët jo rastësisht kemi rrëmbyer çmime të ndryshme, tani më jemi të barabart si teatër me të tjerët dhe më nuk do të thirremi si shtëpi e kulturës.

Teatri i qytetit të Preshevës më datë 5 Nëntor do të marr pjesë me shfaqjen “Skicuesi” në festivalin e teatrove në Dibër.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*