PSG me goleadë, Bayerni merr tri pikët (Video)

PSG me goleadë, Bayerni merr tri pikët (Video)

Paris Saint Germaini vazhdon të shënojë shumë gola në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze fitoi m e rezultat 5-0 kundër Anderlechtit në Parc de Princes.

Marco Verratti e hapi serinë e golave (30’), ndërsa rezultatin e pjesës së parë e vendosi Neymar (45’)
1-0.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për francezin 25-vjeçar, Layvin Kurzawa.

Het-trik nga Layvin Kurzawa (Getty Images)

Ai shënoi het-trik (52’, 72’ dhe 78’) për ta ngritur epërsinë në 5-0 për skuadrën nikoqire.

PSG në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Celtic

Kingsley Coman (22’) dhe Javier Martinez (77’) shënuan për bavarezët, kurse Callum McGregor realizoi për skocezët (74’).

Në këtë mënyrë, edhe Bayerni tashmë është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*