Pushteti në Preshevë me strategji të re, shtron asfalt mbi beton

Pushteti në Preshevë me strategji të re,  shtron asfalt mbi beton

I qesh dhe i vesh, kjo është gjendja në komunën tonë, pasi  APN e cila tani po udhëheq me organin e përkohshëm gjat fushatës së vitit 2016, kishte kritikuar partitë që kishin udhëhequr me komunën  se asfalti dhe  betoni nuk hahen. Ata bile me të madhe po hedhin asfalt e kocak betoni edhe atë në stinën e dimrit, e që më mirë do të ishte në vend të tyre dru për ngrohje.

Megjithatë sa me tepër që po afrohen zgjedhjet e 24 dhjetorit në komunën tonë, qytetarët janë dëshmitar se shumë rrugica po shtrohen me pllaka betoni. Mjafton një xhiro nëpër gati çdo vendbanim i komunës së Preshevës ku shihen ekipe të ndryshme të punëtorëve duke shtruar pllaka apo duke vendosur shtylla elektrike. Krejt kjo na lenë të kuptojmë se po bëhet për vota. Mirëpo ajo që na raportuan qytetarët e fshatit Norçë sot ishte sa tragjike aq edhe komike. Siç shihet në fotografit e më poshtme asfalti është shtruar mbi shtresën e betonit.

Tags: asfalti, betoni, Norc

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*