Qendra për punë sociale fiton projektin për ndërrimin e kulmit dhe rampës për personat me nevoja të veçanta

Qendra për punë sociale fiton projektin për ndërrimin e kulmit dhe rampës për personat me nevoja të veçanta

Drejtori  i qendrës për punë sociale Liridon Latifi për mes rrjetit social facebook ka bërë të ditur se ka fituar projektin për për ndërrimin e kulmit dhe vendosjen e rampës për personat me nevoja të veçanta. Këtë projekt do ta financojë donacion nga Danish Refugee Councill, ndërsa punimet do të fillojnë këtë të premte.

 

Ja postimi i plotë

Jam shumë i lumtur që për një afat të shkurtër sa jam drejtor i Qendrës për Punë Sociale arrita që të fitoj donacion nga Danish Refugee Councill për ndërrimin e kulmit dhe vendosjen e rampës për personat me nevoja të veçanta.
Nga dita e premte fillojnë punimet dhe me dinamikë pune prej 21 dite të përfundojnë të gjitha punimet.

Edhe shumë punë tjera të mira do të bëhen…

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*