Reagim në lidhje me donacionin e dedikuar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Reagim në lidhje me donacionin e dedikuar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Reagim në lidhje me donacionin e dedikuar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Fondi Humanitar i Kosovë Lindore këte vit i mbush 20 vite të plota që vepron ne Zvicërr,duke mbledhur ndihma në të holla dhe të mira materiale,që dërgoheshin rregullisht në mënyra të ndryshme në Kosovën Lindore-pra Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë

Duke filluar nga ndihmat materiale për UCK e Kosovës me dhjetëra mijëra sfr.,të dhanura nga bashkombasit tanë të Kosovës Lindore

Duke filluar nga disa dhjetëra mijëra sfr. për UCPMB të dërguara nga vetë anëtarët e Kryesisë së Fondit Humanitar nëpër fishkëllimat e e plumbave,dhe të dorëzuara në Shtabet e UCPMB për të ndihmuar idealin e atyre djelmoshave dhe vashave që luftuan për të mirën dhe lirinë e nënave,motrave,baballarëve e vllezërve të Kosovë Lindore,që të ardhmen ta kenë të sigurtë e të jetojnë në vendet e tyre stërgjyshore den babaden.

Duke filluar nga mijëra sfr.dhe mbrojtje Ushtarake pë UCK e Iliridës që kauza jonë Shqipëtare dhe atje të ketë liritë e veta Kombëtare,për Flamur dhe shkollim në gjuhën e nënës, nga shkollimi fillor deri te UP

Pra mbas qetësimit të situatës në Kosovën Lindore dhe nënshkrimit të marrëveshjes në mes të NATO-s,UCPMB dhe Forcave Serbe,atëher Fondi Humanitar u koncentrua në ndihmat e popullates më me nevojë në atë regjion,per familjet e ish ushtarëve të UCPMB-si muaji solidar i Nëntorit-që vazhdon me këtë traditë deri në ditët e sotme.Po ashtu edhe ndihmat për studentët,deri në vitin 2012 do të jetë një mesatare prej 5 studentë në vit,ku për një vit Akademik kan marre hiq më pak se 1.000.-sfr,d.m.th. në vit janë 5.000.-sfr.

Shumë bashkëvendas tanë që janë gjetur në situata të vështira materiale për pagesa të shërimit shëndetsorë,ne kemi qenë mbas tyre duke i paguar shpenzimet me mjete solide.

Viti 2013,Qershorë,datë 9, Kryesia e Fondit Humanitarë merr vendim për ndërtimin e shtëpive për njerëz pa kulm mbi kokë.

Organizohet në Shtatorë 2013-Gala mbramje në Prishtinë dhe në transmetim të drejtpërdrejtë nga RTK-live e me pjesmarrje të këngëtarëve më me zë –arritëm të senzibilizojmë tërë botën paqedashëse e humanistët e njerëzimit të gjith globit.Paraqitjet e tyren mes telefonatës në qendrën e organizuar nga Kryesia e Fondit Humanitar për dhurimin e shumës materiale të dëshiruar,u mblodhen dhe derdhen në Konto të Fondit Humanitar në Zürich të Zvicërrës,si e vetmja Konto në tërë Globin.

Filloj ndërtimi i shtëpive po atë vit,pra 2013,ndërsa tani jemi me 55 shtëpi të mbaruara dhe 2 në përfundimin e sipërm.

Qëllimi i Fondit Humanitar është 100 shtëpi për njerëzit me më nevojë dhe sdo të ketë hamendje për të u arritur ky qëllim,mbasi kemi dhe përkrahjen e gjith popullatës së Kosovë Lindore e në veqanti të të gjith biznismenëve si në Bujanoc,Preshevë apo Medvegjë.

Nuk u ndalëm vetem me këto ndihma,vitin e kaluar ndihmuam dhe dërguam disa qindra libra për rininë tonë që të pasurohet me dituri dhe të njoftohet për të arriturat e botës në përgjithsi.

Organizuam,i deponuam në një magazinë dhe pritëm deri sa u rregulluan edhe dokumentacionet e duhura nga Qendra Shëndetsore në Preshevë(në foto keni edhe marrëveshjen e denacionit më datë 29.9.2017),një numër të konsiderueshëm –këtë rast 7 krevatë me pajisje më moderne për të sëmurët dhe komoditet të tyre në qetësimin dhe përdorimin gjatë shtrirjes në Shtëpi shëndeti në rast urgjent.

Ky donacion ishte nga shtëpia e Pleqëve, »KRONE » në Rehetobel-Kantoni Appenzell CH,(Pflege und Altesheim)Kanton malor,por bujar dhe as nuk i shiti për përfitim,as nuk i dërgoj për hekuranë dhe djegëje,por na dhuroi neve të Fondit humanitar mbasi Drejtori i kësaj qendre u bind mbi humanizmin tonë dhe bujarinë.Vetë personalisht na ndihmoi drejtori e qendres në ngarrkimin e tyre në kombibus dhe na la të hapur kontaktin që në rastin tjetër prap do na dhurojë edhe kreveta të tjerë,si dhe karroca mbështetëse për ecje për të moshuar.

E tani a është me rëndesi sa kushton një krevat i tillë-1.000.-apo 10.000.-sfr. ??!!!

Por ne nuk i kishim në Preshevë ata krevetë,por edhe tani nuk janë në Preshevë,Bujanoc,Medvegjë.

Ata zotërinj që mohuan këtë donacion-ja morën mundësinë nanës loke,babagjyshit tonë me dhimtat e tyre të mos kenë mundësinë të shtrihen rehat,por të rrijnë të dyfishuar në një karrigë apo një dërrasë me katër kambë,e ndërsa zotërinjtë në kolltuke me mijëra euro.

Antari i Kryesisë së Fondit Humanitar,Azem Hajdari që ka firmën «Biti Transport » dhe është Partner i PTT të CH që vjen nga Medvegja ,mori rrugën nga Montrey-CH me shpenzimet e veta dhe si shoqërues edhe shoferin që ka në firmën e tij,humbi një javë- 6 ditë pune,nga buxheti i vet pagoi shoqëruesin e tij,dhe tani kthehu nga ke ardhur me dërgesën!!!…..

E kjo tani është ajo që smund të tolerohet nga askush me mendje të shëndosh,dhe kjo dërges nuk ishte për askend private.

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore ka pas rrespekt për qdo kënd që punoj dhe i dhuroj atij vendi prespektivë për të rinjtë,kujdes për familjarët në nevojë por jo për metrapazë.

Fondi Humanitar gjithnjë është munduar të kontaktoj njerëz me vullnet dhe humanist,ku dhe ja ka arritur qëllimit-siq cekëm edhe më parë në ndërtimin e 57 shtëpive,kemi edhe kontakt me drejtorin e Shtëpis së pleqve në Kantonin e Schwiz që në vitin 2018-2019 të na dhurohen edhe mbi 200 kreveta të tillë.

Jemi në kontakt edhe me Investorë që na kanë percjellur në seriozitetin tonë dhe vendosmërinë,e një nga ta është edhe nga Shteti i Norvegjisë i cili që një vit hulumton tregun e Kosovë Lindore për bujqësinë,për ndërtimin e një reparti të panelave diellorë-Solar,si dhe mundësinë e përpunimit të drurit dhe hapjes e një Marketi të Firmës së mirënjohur –Jysk në atë trevë.

Pra skemi kohë për politikë,skemi kohë për llafe boshe dhe hamendje.

Jemi aty ku ështe nevoja e qytetarit,e bujkut e zejtarit

Më datë:

Wetzikon,ZH Kryesia e Fondt Humanitarë

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*