Real Madridi kalon në raundin e radhës edhe pse barazon me Fuenlabradan (Video)

Real Madridi kalon në raundin e radhës edhe pse barazon me Fuenlabradan (Video)

Real Madridi ka kaluar në raundin e radhës të Kupës së Mbretit edhe pse ka barazuar në ndeshjen e dytë ndaj Fuenlabradas 2-2. 

Skuadra e Zinedine Zidanes ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm me rezultat 4-2 kalon tutje.

Ndeshja e dytë filloi keq për Real Madridin, që pësoi gol që në minutën e 25-të me Millan.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa mbretërit u ngjallën në pjesën e dytë.

Ishte sulmuesi premtues Mayoral që shënoi dy herë në minutat 63 dhe 70 për ta kthyer epërsinë e Real Madridit.

Në fund të ndeshjes Real Madridi pësoi edhe një gol.

Portillo ishte ai që barazoi shifrat në 2-2, për një ndeshje si në ëndrra për skuadrën e kategorisë së tretë

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*