Rtv Presheva proteston kundër diskriminimit nga Organi i Përkohshëm, kështu duket ekrani i TVP

Rtv Presheva proteston kundër diskriminimit nga Organi i Përkohshëm, kështu duket ekrani i TVP

Ekrani i Rtv Presheva për 48 orë do të jetë me një fotografi statike në shenjë proteste ndaj diskriminit nga organi i përkohshëm i komunës së Preshevës. Redaksia e Rtp ka konfirmuar se me gjithë potencialin e vet do të mbrojë këtë insitucion duke mos lejuar nëpërkëmbjen e medumit të parë shqip në Luginë.

 

Pas skandalit të Organit të përkohshëm i cili ditë më parë jashtë çdo procedure dhe norme ligjore dhe fare pa konkurs i ndau dy mediumeve private (njëra shoqatë) afro 50 mijë euro donacion (presheva.com 23.000 euro dhe Rtv Aldit 21.000 euro), kurse mediumit të vetëm publik Rtv Preshevës as edhe një dinar të vetëm, redaksia e mediumit të parë shqip në Luginë të Preshevës ka filluar grevën 48 orëshe në shenjë proteste ndaj diskriminimit të pa parë deri më sot nga një pushtet lokal.

Edhe pse ligjërisht Rtv Presheva ende është medium publik ku themelues është Kuvendi komunal i Preshevës, i cili edhe emëron drejtorin dhe organet udhëheqëse të këtij institucioni, edhe pse ditë më parë Organi i përkohshëm emëroi Organin mbikqyrës në këtë institucion komunal, prapë se prapë ky Organ e la institucionin e vet pa financim, kurse financoi me shuma të majme dy mediumet private. Redaksia e Rtv Preshevës deklaroi sot se kjo protestë do të vazhdojë deri të hënën, kurse më pas do të shqyrtohen mundësit tjera të veprimit edhe më radikale të protestës dhe se të gjithë të punësuarit janë më unik se kurrë në mbrojtjen e mediumit të vetëm shqip, që informon drejtë qytetarët e Luginës së Preshevës, për afro dy dekada.

Deri më tani në adresë të këtij mediumi kanë ardhur shumë mesazhe përkrahëse nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Preshevë, Shoqata të ndryshme joqeveritare si dhe qytetar të ndryshëm. Rtv Presheva është themeluar në vitin 2001 dhe që atëher është financuar nga themeluesi i saj Kuvendi komunal, pavarësisht se cili subjekt politik ishte në qeverisje. Eshtë hera e parë që një organ udhëheqës ndalon finansimin e Rtv Preshevës.Kujtojmë se Rtv Presheva deri më tani u ka bërë ballë shumë sfidave edhe më të mëdha e sidomos kur nga organet shtetërore u tentua të mbylles e aso kohe mbrojtjes se këtij mediumi i kishin bashkangjitur edhe shumë qytetarë./www.rtvpresheva.com/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*