Shaqiri vjen me asistimin e javës në Ligën Premier nga gjysma e fushës (Video)

Shaqiri vjen me asistimin e javës në Ligën Premier nga gjysma e fushës (Video)

Xherdan Shaqiri ka bërë një super asistim në ndeshjen e së hënës mbrëma.

Stoke City po luan si mysafirë i Brightonit në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të kampionatit anglez.

Ekipi i sulmuesit anësor me prejardhje shqiptare, Shaqirit kaluan të parët në epërsi me anë të Maxim Choupo-Moting.

 Ky gol i ish-sulmuesit të Schalkes erdhi në minutën 28-të të ndeshjes duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.
 Megjithatë, merita të mëdha pati Shaqiri, i cili bëri një super asistim nga gjysma e fushës, duke e përballur bashkëlojtarin e tij vetëm me portierin.

Ndryshe, ky ishte asistimi i pestë i gjilanasit deri më tani këtë sezon në Ligën Premier, teksa ka shënuar edhe dy gola.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*