Sulmi në New York, njeriu që la tetë të vdekur kishte flamuj të ISIS-it dhe një letër të shkruar me dorë në kamionin e tij (Foto)

Sulmi në New York, njeriu që la tetë të vdekur kishte flamuj të ISIS-it dhe një letër të shkruar me dorë në kamionin e tij (Foto)

Njeriu i cili dyshohet se me anë të kamionit të tij u fut në mesin e disa njerëzve që po ecnin, disa me biçikleta e disa po vraponin, ku si pasojë la të vdekur tetë persona, kishte premtuar besnikërinë e tij ndaj ISIS-it, para sulmit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burimet e policisë thonë se Sayfullo Habibullaeviç Saipov, 29 vjeç, hyri në një rrugë me biçikleta në orën 15 pasdite, duke “shkelur” viktimat para se të përplasej për një autobus shkollor.

Ai, gjatë sulmit të tij kishte bërtitur “Allahu Akbar” kishte në duar një armë lodër, ishte qëlluar në abdomen nga policia.

Ai tanimë ka dalë nga operacioni dhe policia janë në pritje për ta marrë në pyetje, thuhet më tej.

Po sipas mediave të huaja, imazhet e flamujve të ISIS-it u gjetën në kamionin e tij, si dhe shënime të shkruara me dorë që premtonin besnikërinë e tij ndaj grupit terrorist.

Ai ishte një i lindur në Uzbekistan që kishte jetuar në SHBA për shtatë vjet dhe kishte dy kompani të transportit që ndodheshin në Ohajo, pohojnë burime. /Telegrafi/

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*