Vazhdon protesta, Policia nuk i lejon t’i ofrohen Ambasadës maqedonase

Vazhdon protesta, Policia nuk i lejon t’i ofrohen Ambasadës maqedonase

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia speciale është rreshtuar dhe nuk po lejon që protestuesit t’i ofrohen Ambasadës maqedonase.

Derisa protestuesit këndonin këngën “Besa besë”, Policia ka kërkuar nga ata të mos e kalojnë kordonin policor.

Policia është e pajisur edhe me gaz lotsjellës.

Fillon protesta në Prishtinë, po kundërshtohet dënimi i Grupit “Kumanova”

Ka filluar të mbahet protesta në Prishtinë për të kundërshtuar dënimin e Grupit “Kumanova” nga Gjykata në Shkup.

Protestuesit me flamuj kombëtar dhe me këngën “Besa Besë” janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa do të vazhdojnë deri para ambasadës maqedonase në Prishtinë.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Pa liri s’ka qetësi”, ‘Maqedoni s’ke të ardhme, as histori”, etj.

Melisa Zekaj, vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm “Valdet Zekaj ka thënë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për lirimin e grupit “Kumanova”.

Zekaj në një prononcim  tha se marshi protestues do të vazhdojë deri tek Ambasada maqedonase.

“Kjo është organizuar nga Plisat, për të cilët u jemi shumë mirënjohës. Qëllimi jonë është që t’ju tregojmë që jemi ende gjallë dhe duhet bërë diçka për ta. Institucionet shqiptare s’kanë bërë asgjë për grupin e Kumanovës. Ne do të kërkojmë lirimin e tyre”, tha Zekaj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*