(VIDEO) Gjendje kaotike në NP Moravica

(VIDEO) Gjendje kaotike në NP Moravica

Ndërmarrja publike ”Moravica”,  këtë muaj po përballet me një kaos të funksionimit. Ndonëse ky institucion para disa muajve u rimëkëmb, ndërrimi i drejtorit ka bërë që kjo ndërmarrje të hyj në kolaps. Një portal në rrjetin social FB presheva.net, ka bërë disa xhirime dhe intervista me punëtorët të cilët janë shprehur të dëshpëruar thellësisht nga ajo që po ndodh në Moravicë.

Në një prononcim që ka dhënë shefi i pastrimit Adnan Rashiti, thuhet se në MOravica po funksionohet sipas thashethemeve dhe këtë më së shumti po e paguajnë punëtorët, të cilët edhe janë ndëshkuar.

‘’ Paramendoni gjithkah jepen tendera, ndërsa kamionët tanë po rrinë. Një kamion i cili është në rregull edhe ai nuk po punon nuk po shfrytëzohet për të ardhura të kësaj ndërmarrje. Shumica e mjeteve janë të prishura , një bage e kmi në rregull edhe aj nuk del askund për me marrë një të ardhme për Moravicën. Kamionët e mbeturinave të prisht. Kamioni njëri është në Nish dhe defekti është gati 1 milion dinarë’’, ka thënë ndër të tjera Adnan Rashiti.

Ai mes tjerash ka thënë se kjo gjendje është bërë që nga largimi i ish drejtorit Gazmend Aliu , ku tani punëtorët nuk kanë as veshmbathje.

Ndërmarrja publike Moravica është njëri ndër institucionet më të ndishme dhe më shumti këtë e vuajnë punëtorët e këtij institucioni që mbledhin mbeturinat e secilit qytetarë.

Pamjet 

Punëtorët e Moravicës ktë vit kishin protestuar pasi ishte përmendur emërimi i drejtorit të ri , por pas konsultave me ish pushtetit lokal u akorduan që Moravicën ta udhëhiqte ish drejtori Gazmend Aliu. Pas vendosjet se organit të përkohshëm, kryetari Shqiprim Arifi e shkarkoi atë duke emëruar drejtor të ri , edhe pse për ish drejtorin thurrte elozhe dhe krenohej vazhdimisht me punën e tij.

Në vazhdim ju sjellim një kronologji të ngjarjeve rreth shkarkimit të ish drejtorit të NP Moravica

Tags: Moravica

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*