(VIDEO) Në Gjilan hapet fabrika e vajit “Floil”

(VIDEO) Në Gjilan hapet fabrika e vajit “Floil”

Tregut kosovar do t’i shtohet edhe një prodhim vendor nga kompania “Fluidi” dhe ka filluar prodhimin e vajit.

Drejtori general i kompanisë “Fluidi”, në kuadër të së cilës operon edhe “Floil”, Fejzulla Mustafa, tha se vlera e investimit në këtë kompani është mbi 7 milionë euro.

“Floil” është një kënaqësi unike shumë e shijuar me vlerat e saj ushqyese. Këto vlera e bëjnë “Floil” që të jetë më i mirë ne treg vendor dhe rajon. “Floil” është një recetë gjermano-italiane, ku është punuar gjatë në përsosjen e saj me vlera ushqyese nga ekspertët. Ky vaj dallohet nga tjerët sepse nuk ka kolesterol, nuk ka aromë gjatë fërgimit në kuzhinë, por ka yndyrë bimore më shumë se të gjithë të tjerët”, u shpreh Mustafa.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë inaugurimit të fabrikës për prodhimin e vajit ushqimor “Floil”, deklaroi se familja Mustafa dhe pronarët e kësaj kompanie, me punësimin e mbi 600 punëtorëve, janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme.

“Të gjithë impresionohemi kur hyjmë në këtë gjigant. Familja Mustafa është sinonim i të bërit biznes në këtë fuqi ekonomike në Gjilan dhe në Republikë. E mbaj në mend kur është qitë betoni parë në “Fludi” dhe për pak më shumë se një dekadë, është impresive kjo arritje kaq e madhe me sjelljen e brendit të ri “Floil” që Shijon më Mirë në tavolinat tona”, theksoi Haziri.

Në hapjen e fabrikës së këtij produkti në Gjilan, morën pjesë shumë biznesmenë, ministra e politikanë.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*