(VIDEO) Përkujtohet ish luftëtari Nasuf Ajdini i cili para dy viteve humbi jetën në mënyrë tragjike

(VIDEO) Përkujtohet ish luftëtari Nasuf Ajdini i cili para dy viteve humbi jetën në mënyrë tragjike

Familjarë , miq , bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë nga Lugina e Preshevës sot kanë përkujtuar vdekjen e ish luftëtarit të lirisë Nasuf Ajdini nga Rahovica. I ndjeri kishte ndërruar jetë pas një aksidenti i cili rezultoi fatal. Ai pas vete kishte  lënë gruan dhe 2 vajza.

 

Ishte 1 nëntori i vitit  2015, ku në një aksident fatal humbi jetën ish luftëtari i UÇK dhe UÇPMB Nasuf Ajdini. Ky lajm tronditi familjarët , bashkëluftëtarët fshatin e më gjërë. Ish luftëtari Nasuf Ajdini ishte vetëm 36 vjeç kur u nda nga kjo jetë , por që pas vete la shumë vepra të mëdha. Këtë e ka dëshmuar sot edhe tubimi përkujtimore me rastin e 2 vjetorit të ndarjes nga kjo botë e ish luftëtarit të lirisë. Familjarë dhe shumë bashkëluftëtarë e banorë të fshatin sot përkujtuan me mall e dhimbje Nasuf Ajdinin.

Bashkëluftëtari Imran Ibrahimi e ka të pamundur të pajtohet pa ushtarin e lirisë Nasuf Ajdini, të cilin e përkujton për heroizmin dhe atdhedashurinë .

 

Edhe kryetari i bashkësisë lokale Vebi Rexhepi ka thënë se fshati Rahovicë ka një vëmendje të veçantë ndaj vlerave të ish luftëtarëve të lirisë,  andaj organizimet e tilla janë pjesë e agjendës së pa shmangshme të fshatit dhe obligim moral e kombëtarë.

Ish luftëtari i lirisë Nasuf Ajdini kishte humbur jetën pas një aksidenti I cili rezultoi fatal . Ndarja nga kjo botë e 36 vjeçarit Nasuf Ajdini kishte tronditur familjen , fshatin por dhe gjithë banorët e Luginës së Preshevës. Vdekja e Nasufit ishte një humbje e madhe edhe për bashkëluftëtarët e luftërave çlirimtare pasi ai ishte veteran i UÇK-së.I ndjeri Nasuf Ajdini pas vete ka lënë gruan dhe 2 vajza.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*