(VIDEO) ‘’Presheva Lion’’, përfaqësimi më dinjitoz i Luginës së Preshevës, marrin katër medalje në mes të Serbisë

(VIDEO) ‘’Presheva Lion’’, përfaqësimi më dinjitoz i Luginës së Preshevës, marrin katër medalje në mes të Serbisë

Overview

Nëse Lugina për momentin është në hije , ka të atillë që po ja zbardhin fytyrën vendit tonë. Ata janë djemtë dhe vajzat e reja dhe e ardhmja e këtij vendi luftarakët e klubit të karatesë Presheva Lion.  Ata në mes të Serbisë në kampionatin shtetërorë të karatesë në Çaçak kanë treguar grindë dhe shpirt luftarak duke marrë 4 medalje.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Rijad Ajeti i cili ka thënë se pavarësisht rrugëtimit të klubit me sakrifica , motivi asnjëherë nuk është zbehur dhe këtë e tregojnë më së mirë sukseset e njëpasnjëshme në garat e karatesë edhe në nivel shtetërorë e ndërkombëtarë. Që në fazën kualifikuese karateistët  e klubit Presheva Lion trembën kundërshtarët pasi 7 prej tyre u radhitën për në fazën finale.

Në garat e  kampionatit shtetërorë Klubit Karatesë “Lion” Preshevë solli katër medalje ku

  1. AZRA ZAIRI  u bë KAMPIONE E SËRBIJËS në kategorinë Pionere -34 kg ,
    duke marrë kështu medaljen e Artë në luftëra individuale
  2. ENGJËLL VELIU  🏆NËNKAMPION I SËRBIJËS Pioner -35 kg ,  medalja e Argjend në luftëra individuale
  3. TEO JUSUFI Pioner -35 kg ,medalje të Bronztë në luftëra individuale
  4. LEONITA ANISA LUTFIU Pionere e rritur -54 kg , medalje e 🎖Bronztë në luftëra individuale
  5. Shëndrit Veliu Pioner i rritur -47kg lufta në plasman vendi i V-të
  6. Yll Bajrami Pioner +50kg lufta në plasman vendi VI-të
  7. Bardha Hyseni Kadete -54kg lufta në plasman vendi 6 dhe
  8. Arijanit Keka Junior -68kg lufta në vendi i V-të .

Vlen të theksohet se klubi i karates Presheva Lion me këtë sukses në nivel shtetërorë ka mahnitur trajnerët dhe gjyqtarët e karatesë të cilët tashmë shumica do ta dijnë dhe njohin Preshevën./ZeriLugines.com

TEO JUSUFI Pioner -35 kg , 
Me medalje të 🎖Bronztë në luftëra individuale 

AZRA ZAIRI 🏆KAMPIONE E SËRBIJËS 
Pionere -34 kg ,Medalje të Artë në luftëra individuale 

Engjëll Veliu Pioner -34 kg 
Lufta Nënkampion i Serbisë

LEONITA ANISA LUTFIU Pionere e rritur -54 kg , 
Medalje të 🎖Bronztë në luftëra inviduale

LEONITA ANISA LUTFIU Pionere e rritur -54 kg , 
Medalje të 🎖Bronztë në luftëra inviduale

ENGJËLL VELIU 🏆NËNKAMPION I SËRBIJËS Pioner -35 kg , 🏅Medalje të Argjend në luftëra inviduale

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*