(VIDEO) Sami Salihu: LRPDSH do të jetë një lëvizje e stabilitetit politik në Luginë

(VIDEO) Sami Salihu: LRPDSH do të jetë një lëvizje e stabilitetit politik në Luginë

Lëvizja për Reforma në PDSH do të garojë fuqishëm  dhe do të jetë garant e këtyre zgjedhjeve  dhe fushata elektorale  do të jetë në suaza të fer komunikimit e jo mbi bazën e shpifjeve dhe akuzave , por qasja ndaj qytetarëve do të jetë me një komunikim të sinqertë që bazohet mbi vlerat demokratike ka thënë kryetari i këshillit iniciues Sami Salihu në konferencën për media. Salihu ka potencuar se lista e këshilltarëve  do të jetë me energji të reja dhe me personalitete që kanë integritet moral, njerëzorë e intelektual .

Lëvizja për Reforma në PDSH këtë vikend ka mbajtur konferencë për media.  Kryetari i këtij subjekti Sami Salihu ka konfirmuar se LRPDSH në kohë rekorde ka grumbulluar mbi 1200 nënshkrime dhe në zgjedhjet e 24 dhjetorit do të garojë me listën e plotë prej 38 këshilltarëve. Ai ka potencuar se LRPDSH do të garojë fuqishëm n dhe do të jetë garant e këtyre zgjedhjeve  dhe fushata elektorale do të jetë në suaza të fer komunikimit e jo mbi bazën e shpifjeve dhe akuzave , por qasja ndaj qytetarëve do të jetë me një komunikim të sinqertë që bazohet mbi vlerat demokratike. Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve se si e sheh koalicionin e ardhshëm në Preshevë Salihu ka thënë.

Ndërkaq sa i përket listës së këshilltarëve kryetari i këshillit iniciues të LRPDSH Sami Salihu ka thënë se do të jetë me energji të reja dhe me personalitete që kanë integritet moral, njerëzorë e intelektual .

Po cili  është synimi i grupit qytetarë LRPDSH.

” Kjo lëvizje vjen si rezultat i problemeve brenda PDSH ,për shak të kapjes së partisë , por LRPDSH do të jetë një lëvizje e stabilitetit politik në Preshevë e Luginë”, ka thënë Salihu.

Gajtë këtyre ditëve grupi qytetarë LRPDSH do të hartojë edhe listën e këshilltarëve dhe do të dorëzoj në komisionin komunal zgjedhorë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*