(VIDEO) Skënderbeu pëson humbje ndaj Partizanit

(VIDEO) Skënderbeu pëson humbje ndaj Partizanit

Skënderbeu i Korçës ka pësuar humbje 2-0 në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Partizanit të Beogradit.

Ndeshja nisi ashtu siç pritej me fyerje nga tifozët vendas në shkallët e stadiumit.

Serbët vazhdimisht përsërisnin shprehjen e tyre të famshme ‘Kosova është Serbi’, e cila është vetëm në mendjen e tyre pasi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë si thonë ata.

Vendasit kishin më shumë nga loja dhe qysh në minutat e para të ndeshjes treguan se e dëshirojnë fitoren në këtë sfidë.

Megjithatë goli i parë në ndeshje, erdhi në minutën e 39-të, nëpërmjet mesfushorit, Zoran Tosic.

Tosic realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin më të mirë në fushë me ç’rast shënuan edhe një gol tjetër.

Pas një gabimi nga mbrojtja shqiptare, afrikani Tawamba shënoi në portën bosh për 2-0.

Pas kësaj fitore, Partizani ngjitët në vendin e dytë në tabelë me pesë pikë të tubuara, ndërsa Skënderbeu mbetet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë pas katër ndeshjeve.

Në lojën e radhës, klubi i vetëm shqiptarë në garat evropiane do të jetë nikoqir i Dinamos së Kievit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*