(VIDEO) Zyrtarizohet themelimi teatrit profesionist në Preshevë me hapjen e festivalit ditët e komedisë shqiptare

(VIDEO)  Zyrtarizohet themelimi teatrit profesionist në Preshevë me hapjen e festivalit ditët e komedisë shqiptare

Mbrëmë në Preshevë është hapur festivali ditët e komedisë shqiptare Presheva 2017. Hapjen e festivalit e kanë bërë aktorët Preshevar me shfaqjen Maratonistët ndërsa kjo natë ishte e veçantë pasi u bë edhe zyrtarizimi I themelimit të teatrit profesionist në Preshevë.

Në Preshevë mbrëmë dhe zyrtarisht ka filluar festivali tashmë tradicional ditë e komedisë shqiptare Presheva 2017. Ajo që e bënë të veçantë edicionin e XIV-të, është themelimi i teatrit profesionit të Preshevës, ku aktorët Preshevar bënë hapjen zyrtare të këtij festivali me komedinë ‘’Maratonistët ‘’, në regji të Kastriot Saqipit dhe asistentes së regjisë  Afeida Boriçi. Nga viti 1945 Presheva ka qenë aktive në sferën e kulturës  dhe këtë traditë me fanatizëm ndër breza e kanë trashëguar figura të larta artistike duke filluar nga Shqipe Qerimi , Ilmi Qerimi e Shenasi Hallaçi , për të vazhduar me Adem Ahmetin , Nexhati Rexhepin e Agron Boriçin.

Ndërsa artistët e rinj për  13 vite kanë qenë aktiv me shfaqjet e tyre por pa ombrellë institucionalizimin e teatrit profesionist.

 

Sukses aktorëve i ka uruar edhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë dhe drejtori i shtëpisë së kulturës.

 

Në  mbarim të shfaqjes aktorët Preshevarë kanë marrë edhe vendimet e punës dhe tashmë Presheva si teatër profesional do të jetë prezent me shfaqjet e saja edhe në Qytete tjera mbarëshqiptare. Vlen të theksohet se për pesë ditë resht në Preshevë me shfaqjet e tyre do të prezantojnë teatro nga të gjitha trojet shqiptare.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*