Xavi ende është i magjishëm, shënon nga gjuajta e lirë (Video)

Xavi ende është i magjishëm, shënon nga gjuajta e lirë (Video)

Xavi ka treguar se përkundër moshës ka ende kualitet në këmbët e tij.

37-vjeçari shënoi nga gjuajta e lirë në minutën e 39-të, kjo në fitoren Al-Sadd me rezultat 4-1 Umm-Salal.

Spanjolli mashtroi portierin kundërshtar paraprakisht dhe pastaj me një gjuajte mjeshtërore shënoi në këndin ku ishte vendosur portieri.

Sa ishte pjesë e Barcelonës, Xavi kishte shënuar shpesh herë gola të tillë.

Për klubin katalunas mesfushori ishte paraqitur në 505 ndeshje, ku kishte shënuar 58 gola.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*