Lista serbe certifikohet me numrin 7, synojnë 3 këshilltarë në kuvendin komunal

Lista serbe certifikohet me numrin 7, synojnë 3 këshilltarë në kuvendin komunal

Partitë politike serbe në Preshevë janë unifikuar dhe në zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit do të marrin pjesë me listën e përbashkët  Aleksandër Vuçiç-  Vetëm për Serbinë me numrin 7. Ata sot edhe zyrtarisht kanë dorëzuar listën e kandidatëve për këshilltarë pran komisionit komunal zgjedhorë.

Lista serbe përbëhet prej 6 subjekteve politike serbe si Partia përparimtare Serbe (SNS), Partia e bashkuar e penzionerëve  të Serbisë ( PUPS), partia socialiste e Serbisë (SPS), Lëvizja e socialistëve (PS), Serbia e bashkuar  (JS) dhe partia radikale Serbe (SRS).

Predrag Stosic nënkryetarë i Partisë socialiste të Serbisë ka bërë apel tek votuesit që të mbështesin listën e përbashkët të 6 subjekteve politike serbe.

Listën e përbashkët  Aleksandër Vuçiç-  Vetëm për Serbinë në zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit synon që në kuvendin komunal të Preshevës të përfaqësohet me tre këshilltarë.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*