Coutinho tanimë ka çmimin fiks, Barcelona e gatshme ta transferojë në ‘Camp Nou’

Coutinho tanimë ka çmimin fiks, Barcelona e gatshme ta transferojë në ‘Camp Nou’

Philippe Coutinho po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Liverpoolit.

Mesfushori brazilian ka qenë synimi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës por në fund Liverpool refuzoi të gjitha ofertat për të.

Por klubi katalunas nuk është dorëzuar dhe do të tentojë transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të janarit.

Ka qenë e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’ që ka bërë publike edhe çmimin e Coutinhos.

Philippe Coutinho duke festuar një gol me fanellën e Liverpoolit (Foto /Getty Images)

Liverpool si duket është dorëzuar për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe kërkon të fitojë 145 milionë euro nga shitja e tij.

Barcelona është e gatshme të shpenzojë këtë shumë dhe i ka bërë gati lojtarit një kontratë pesë vjeçare.

Me kalimin në Barcelonë, Coutinho do të ketë edhe një pagë shumë më të madhe se që fiton në Angli.

25-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar Barcelonës. (Foto/ Getty Images)

Braziliani do të përfitojë pagë vjetore prej 14 milionë eurove në stinor si dhe disa bonuse të tjera.

25-vjeçari ka një kontratë aktualisht me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*