Gjykata liron “Grupin e Dobrosinit” që akuzohej për sulm ndaj policisë serbe

Gjykata liron “Grupin e Dobrosinit” që akuzohej për sulm ndaj policisë serbe

Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuzat “Grupin e Dobrosinit”. Ndryshe, ky grup njihet edhe si “Lëvizja e Lirisë” që përbëhet nga 11 pjestarë: Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ata akuzoheshin se kanë kryer akte terroriste në shtetin e Serbisë, raporton ZeriLugines.

Veprat penale për të cilat janë akuzuar janë  “Organizimi dhe kryerja e sulmit terrorist” dhe  “Pjesmarrje ne grup terrorist”

Në vitin 2013 ky grup ishte dënuar me 60 vite burgim në total, por Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim.

Gjykata Supreme përmes aktgjykimit së lëshuar më 19 prill të vitit 2016 e kishte kthyer rastin në rigjykim, derisa në vitin 2013 të akuzuarit qenë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me një total prej 60 vjetësh burgim./zerilugines.com

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*