Gjyqtari që ia mohoi golin e pastër Messit vazhdon me gabime trashanike, akordon penallti dy metra jashtë zonës (Foto/Video)

Gjyqtari që ia mohoi golin e pastër Messit vazhdon me gabime trashanike, akordon penallti dy metra jashtë zonës (Foto/Video)

Gjyqtari që ia mohoi golin e rregullt Lionel Messit ndaj Valencias në La Liga, Ignacio Iglesias Villanueva ka bërë edhe një gabim trashanik. 

Java e fundit e nëntorit ishte një javë e vështirë për gjyqtarin e njohur spanjoll.

Kjo pasi Ignacio Iglesias Villanueva ka vazhduar me gabime trashanike brenda futbollit spanjoll.

 Pasi nuk pranoi golin e pastër të Lionel Messit në Mestalla ndaj Valencias të dielën, ai solli polemika edhe në Copa del Rey.

Pamje të qarta ku shihet prekja e topit me dorë jashtë zonës!

Gjyqtari kryesor i takimit akordoi një penallti në favor të Espanyol për shkak të një prekje të topit me dorë nga lojtari i Tenerifes, Jorge Saenz.

Pamja nga një pozicion tjetër vërteton prekjen e topit me dorë jashtë zonës..

Megjithatë, prekja e topit nga Saenz u bë qartë jashtë zonës dhe vendimi i gjyqtarit irritoi të gjithë.

Incidenti ndodhi në minutën e 34 të ndeshjes të së enjtes kur një goditje nga Alvaro Vazquez u bllokua nga lojtari i Tenerifes.

 Topi u ndal në mënyrë të qartë nga dora e lojtarit, por në një distancë të konsiderueshme nga vija e 16-metërshit.

Megjithatë, Iglesias Villanueva, i cili nuk ishte larg rastit dha një penallti pavarësisht nga protesta të ashpra nga ekipi ishullor.

Rastin e penalltisë mund ta ndiqni nga minuta 1:11: 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*