Ka ndërruar jete atdhetari yne prof. Skyfter-Kadriu-Presheva (58)

Ka ndërruar jete atdhetari yne prof. Skyfter-Kadriu-Presheva (58)

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka vdekur veprimtari i njohur preshevar prof. Skyfter Kadriu , djali i Skdenr Kadirut nga Presheva, i cili jetoi një kohë në Prishtinë, kurse kohën e fundit në Tiranë, por që mbi 22 vjet nuk e shkeli tokën e Preshevës.

“Qe plotë 27 vjet nuk kam qenë në Preshevë, më ka marrë malli që nuk ta merr mendja, më ka marrë malli,  mall që nuk do të mund ta përshkruante asnjë poet..”, tha në intervistën e fundit për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” profesor Skyfter Kadriu Presheva, poet dhe veprimtar i shquar nga Kosova Lindore.

 

Varrimi i  atdhetarit prof. Skyfter-Kadriu-Presheva në Annecy te FR

Presheva, apo Lugina ishte “mollë e ndaluar” për Skyfterin dhe famlijen Kadriu te ndjekur vazhdimisht nga UDB-s serbe te shquar për atdhetarizëm dhe luftën permanente kundër Serbisë pushtuese. Ai vdiq në moshën 58 vjeçe, aty ku i kishte vdekur dhe varrosur babain e tij Skënderin më herët. Lavdi këtij veprimtari, atdhetari, shoku, dashamiri dhe bashkëvendësi, i qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë mëmë, për të cilën punuan brez pas brezi. Varrimi i  atdhetarit tone prof. Skyfter-Kadriu-Presheva behet në Annecy te FR. Per diten e varrimit ju njoftojme me vone. Pas vete la vajzen Donika Skenderi (dhe mbesën e vogel Atika) si dhe te shoqen Adrrjanen, te cilet ka ngushlluar redaksia e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”.

Kur degjon per vdekjet  e hershme te atdhetareve tane te shkon mendja te thuash se Presheva po zvogëlohet mbi toke e nentokë pa kta burra si Skyfteri, Hasani, Skender Kadriu-Presheva e shume e shume burra tjere qe kishte dikur ajo tokë preshevare, e qe sot s’ka  fatkeqisht. Burrat e mire shkuan!…Allahu i shpreblefte n’xhehnet, dhuu mos i  qofte i rendë,  për kotributin e tyre për atdheun, Kosovën e Lindore, shqiptarinë..

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*