Liverpooli jep spektakël ndaj Swanseas (Video)

Liverpooli jep spektakël ndaj Swanseas (Video)

Liverpooli është duke dhënë spektakël për tifozët e vet në ndeshjen kundër Swansea Cityt.

Ekipi i Jurgen Klopp e ka shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt në sfidën që zhvillohet në Anfield.

Trent Alexander-Arnold e shfrytëzoi një top të kthyer, reagoi mirë dhe shënoi një gol të bukur (65′).

Menjëherë pas erdhi goli i katërt dhe e gjitha ishte falë angazhimit të Mohamed Salah.

Mirëpo, ai nuk shënoi vet, por asistoi te Roberto Firmino që e shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*