LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve, 38 kandidatë profesional e me perspektivë për Preshevën

LR-PDSH dorëzon listën e kandidatëve, 38 kandidatë profesional e me perspektivë për Preshevën

Lëvizja për Reforma PDSH-ë pas grumbullimit të nënshkrimeve ka finalizuar edhe procedurat e përgatitijes së dokumentacioneve të kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.Lëvizja për REFORMA mbrëmë në  Komisionit Komunal Zgjedhor ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 Dhjetorit.Gjatë dorëzimit të listës me kandidatët për këshilltarë ishin prezent një numër jashtëzakonishtë i madhë i mbështetësve.
Lëvizja për Reforma tash pret nga Komisioni Komunal Zgjedhor çertifikimin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe sipas gijtha gjasave ata në këto zgjedhje do të kenë numri 4.

Në informatën për publikun ata kanë shkruar se  “në këto zgjedhje lista e 38 kandidatëve për këshilltarë të LR-PDSH-së është një list e artë me njerëz të rinjë dhe energjikë ku asnjërin prej tyre nuk e vret ndërgjegja që të kërkojnë votën sepse janë të rinjë, të pa korruptuar, nuk mbajnë kokën ulur nga nepotizmi dhe të gjithë janë të pastër”.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*