Manchester City drejt rekordeve të reja, as Newcastle nuk ia del ta ndalë (Video)

Manchester City drejt rekordeve të reja, as Newcastle nuk ia del ta ndalë (Video)

Manchester Cityn nuk po ka kush ta ndal në Ligën Premier.

Citizens kanë triumfuar si mysafir të skuadrës së rikthyer në ligën elitare Newcastle Unitedit me rezultat 1-0.

I ka mjaftuar vetëm një gol skuadrës së drejtuar prej Pep Guardiolës që të vazhdojë serinë e fitoreve, ku deri më tani kanë siguruar 19 sosh dhe kanë vetëm një barazim.

Nicolas Otamendi nuk e lejon topin të përfundojë në golin e vetë

Sergio Aguero (‘7, ’17) dhe Gabriel Jesus (’24) kanë pasur raste të pastra për të shënuar gol, por që nuk u treguan të saktë para portës së Elliotit.

Në fakt, rastin më mirë e patën qymyrxhinjtë kur në të 28 minuta nga vija e portës e nxori topin Nicolas Otamendi, i cili nuk lejoi të mposhtej Ederson.

Megjithatë pas një aksioni të gjatë të liderit të ligës, Kevin de Bryune gjeti përmes një pasim të saktë në zonën e rreptësisë Raheem Sterlingun, i cili devijoi topin në gol në të 31 minutë dhe vulosi rezultatin e 45 minutshit të parë.

Pjesa e dytë ishte e shterp sa i përket edhe rasteve, por edhe golave pasi që asnjëherë nuk arritën të rrezikoheshin seriozisht portat e ekipeve respektive.

De Bryune, lojtari që shkëlqeu edhe kundër Newcastlet

Në fakt, dy gjysmëraste i pati i disponuari për ndeshje, De Bryune, i cili nuk u tregua i saktë në finalizimin e aksioneve.

Një të tillë e pati edhe golashënuesi i vetëm në ndeshje, Sterling duke shpërdoruar një gjysmërast për Citizens.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, City siguroi edhe fitoren e 19 në Ligën Premier.

Pas kësaj, City vazhdon ta mbajë pozitën e parë të renditjes tabelore me 58 pikë ndërsa Newcastle ka 18 sosht dhe gjenden në vendin e 15.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*