Reali kontakton agjentin e De Bruynes?

Reali kontakton agjentin e De Bruynes?

Real Madridi është i interesuar për një marrëveshje të ardhshme për yllin në formë të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, sipas një raporti anglez.

26-vjeçari belg ka qenë në formë të lart për ekipin e Pep Guardiolës këtë sezon dhe e ka ndihmuar skuadrën për një fillim të shkëlqyer të sezonit, në të cilin ata janë të pamposhtur në të gjitha garat.

 Një raport në faqen e tifozëve të Cityt, City Watch, citon një burim të afërt me lojtarin që konfirmon se kampionët spanjollë dhe evropianë kanë kontaktuar agjentin e belgut, Patrick De Koster, lidhur me një marrëveshje të ardhshme.

de Bruyne është njëri nga të preferuarit e Guardiolas (Getty Images)

Mbretërit kanë qenë relativisht të qetë në tregun e transferimeve në sezonet e fundit dhe thuhet se janë të gatshëm të bëjë lëvizje për synimin e tyre kryesor për vitin e ardhshëm.

Paris Saint-Germain thuhet se gjithashtu kanë një interes afatgjatë në ish-lojtarin e Wolfsburgut dhe Chelseat.Megjithatë, për tu materializuar një transferim do të jetë shumë e vështirë, pasi Guardiola e ka lojtar të preferuar dhe krucial.

Çmimi i reprezentuesit belg mendohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*