Rrezikohet Lista serbe në Preshevë

Rrezikohet Lista serbe në Preshevë

Funksionari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq duke folur për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale në Preshevë ka thënë se lista e tyre ka fituar 920 vota apo 5.2%.

Ai tha se do të përsëritet zgjedhjet në dy vendvotime në komunën e Preshevës por vështirë se lista serbe të kalojë pragun zgjedhorë, transmeton Titullil.com.

Vuçeviq u shpreh se kjo është hera e parë që një listë serbë arrin rezultat të këtillë në komunën e Preshevës.

Sipas tij Partia Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka fituar zgjedhjet lokale bindshëm në  Mionicë 65.33%, Peçincë 77.1%, Kostolc 62.76 dhe Negotin 71.03 % të votuesve të përgjithshme.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*