Salihu: Faleminderit votues të LR PDSH-së, do të jemi zëri juaj në kuvend

Salihu: Faleminderit votues të LR PDSH-së, do të jemi zëri juaj në kuvend

Përfaqësuesi i listës së Lëvizjes për Reforma PDSH, Sami Salihu ka falënderuar votuesit dhe strukturat e subjektit të tij duke u zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në kuvendin komunal.

“Faleminderit të gjithë votuesve që treguan përgjegjshmëri duke marrë pjesë në votime. Faleminderit të gjithëve që votën e tyre e dhanë për Shpresën e Re. Faleminderit të gjithë atyre që besuan në opsionin tonë e na mbështetën pa rezervë në çdo hap”, ka shkruar Salihu.

Ai ka falënderuar edhe çdo mërgimtari që erdhi nga larg për të shprehur vullnetin e tij përmes votës.
“Faleminderit strukturave dhe aktivistëve të LR-PDSH-së për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për këto dy muaj. Të jeni të bindur se zëri ynë ne kuvendin e ri do jetë Zëri juaj!. Ne çdo ditë do të jemi përfaqësuesit e çdo familje për të garantuar që pushteti të jetë i popullit dhe për popullin. Besimi juaj është forca dhe përgjegjësia jonë”, u shpreh Salihu.

Lëvizja për Reforma PDSH në zgjedhjet e fundit lokale ka dalë i katërti më i votuar në komunën e Preshevës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*