Sami Salihu lideri dhe shpresa e re për Luginën

Sami Salihu lideri dhe shpresa e re për Luginën

Lëvzija për Reforma (LR-PDSH), pas dorëzimit të dokumentacionit pran komisionit komunal zgjedhorë edhe zyrtarisht është certifikuar me nr 4 për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.  Lëvizjes për reforma do ti prijë Sami Salihu bashkë më një staf të rinjësh e kuadro profesional që në vete përmbajn kualitete dhe virtyte morale e kombëtare.

” Tashmë kemi zyrtarizuar listën tonë e cila do të identifikohet me nr 4 nën slloganin ” SHPRESË E RE”, ka thënë kreu i lëvizjes për Reforma Sami Salihu.

Ndërkaq shtabi i LR-PDSH ka kryer të gjitha përgatitjes rreth fushatës parazgjedhore ku tubimi hapës do të bëhet të shtunën prej orës 18:00, në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.

Por kush është kreu i LR- PDSH-ës Sami Salihu

Pas mbarimit të luftës ai ndoqi edhe studimet universitare në drejtimin Psikologji në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve ai u kthye përsëri në  shërbim të vendit ku kontibutin e tij do ta jepte edhe në sferën politike, duke qëndruar stoik në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe gjithnjë duke insistuar në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Sami Salihu nuk ka dilemë që tashmë është e ardhmja e Preshevës, si një personalitet me kulturë të lartë familjare e shoqërore. Ai deri më tani ka pranuar edhe shumë urime nga krerët e insititucioneve të qeverisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë për qasjen tij politike e unifikuese në Luginë të Preshevës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*