Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve (Video)

Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve (Video)

Në vitin 2003, atëherë kur edhe u bë regjistrimi i fundit i popullsisë së Preshevës, kjo komunë numëronte 13 mijë e 426 banorë. Sipas të dhënave të mëparshme, Presheva kishte rritje të popullsisë ndër viteve, por ky trend tashmë ka ndryshuar.

Për qytetarët e Preshevës, shqetësimi më i madh është se ky vend një ditë do të boshatiset. E, shkaktar për këtë gjendje e konsiderojnë papunësinë.

Shpërnguljet po vërehen edhe në numrin e nxënësve. Ndihmësdrejtori në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, Lulzim Mehmeti, e konfirmon këtë. Sipas tij, shkaktar i kësaj gjendjeje është keqqeverisja e papunësia.

Një situatë të tillë të shpërnguljeve po përcjell edhe komunat tjera në Luginë, si në Bujanoc e Medvegjë ku tashmë shqiptarët janë pakicë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*