Të dielën përkujtohen martirët e lagjes ISË e Ukaj

Të dielën përkujtohen martirët e lagjes ISË e Ukaj

Njoftim Më datë 01.12.2017 e diele në mesditë Në Isë Ukaj në kujtim të martirëve të rënë E diela e parë e muajit dhjetor është ditë e caktuar nga organizatorët, familjarët dhe të afërm në përkujtim të martirëve të rënë nga forcat Çetniko-partizane në masakrën në Isë Ukaj gjatë luftës së Dytë Botërore!

Të gjithë ata qytetarë që shprehin dëshirën dhe kanë respekt të marrin pjesë në këtë përkujtim të tragjedisë që ndodhi ndaj fëmijëve, grave e pleqëve në masakrat më makabre që bënë hordhitë serbe të brigadës četniko-partizane. Do të kenë rastin të dëgjojnë ngjarjet tronditëse nga ata që i përjetuan dhe mbijetuan nga familjarë të martirëve të rënë! Luten edhe mediat dhe televizionet lokale që të marrin pjesë dhe të njoftojnë qytetarët. Nëse rastësisht ndodhë që të jetë kohë me të reshura të shiut apo borës, për shkak të terrenit të vështirë dhe relievit(rrugës) vështirë të kalueshme ky manifestim mund të ngjajë të shtyhet për të dielën tjetër! Me përkulje lavdi për të gjithë viktimat e rëna qoftë i paharruar kujtimi për ta, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Megjithatë të gjithë të interesuarit do të njoftohen me kohë për të gktha detalet për skak të kushteve klimatike që po mbizotrojnë në vend

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*