Unitedi i shpëton humbjes nga Burnley (Video)

Unitedi i shpëton humbjes nga Burnley (Video)

Manchester Unitedi ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Burnleyt (2-2), edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, vizitorët befasuan duk e i realizuar dy gola në pjesën e parë.

(Foto: Getty Images)

Me të filluar takimi, Ashley Barnes e zhbllokoi rezultatin duke i dhënë epërsi skuadrës mysafire (3′).

Në minutën e 36-të me golin e Steven Defour, rezultati u dyfishua dhe me epërsi të dyfishtë të Burnleyt , skuadrat shkuan në pushim.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë Djajtë e Kuq arritën të ktheheshin për ta barazuar rezultatin.

(Foto: Getty Images)

Me dy gola të Jesse Lingard (53′ dhe 90′), Unitedi shpëtoi nga turpërimi para tifozëve të vet.

Manchester Unitedi tash është 12 pikë prapa Manchester Cityt që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*