(VIDEO) Arifi: Nuk është e vërtet se nuk është financuar Rtv Presheva

(VIDEO) Arifi: Nuk është e vërtet se nuk është financuar Rtv Presheva

Në emision të një mediumi lokal, ishte i ftuar kryetari n.d. i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi për të shpalosur programin elektoral për zgjedhjet e parakohshme të 24 dhjetorit. Arifi ka ftuar qytetaret e Komunës “të vetëdijesohen dhe të kuptojnë se janë pjesë e një sistemi manipulativ, mashtrues nga partitë e vjetra”. Sipas Arifit këto subjekte politike për të mbijetuar politikisht shfaqin propaganda dhe shpifje të rënda. Për të dëshmuar këtë, Arifi ka potencuar se me dokumente mund të i vërtetoj se ato “afera” ishin vetëm shpifje.


Kryetari n.d. Arifi ka paraqitur edhe kontratën të nënshkruar nga ish-kryetarja Ardita Sinani (PVD) për financimin e RTV Presheva me nga 500`000 dinarë apo 4200 Euro për çdo muaj (rreth 21`000 Euro për 5 muaj). Kontrata është firmosur në fund të muajit gusht 2017 dhe vazhdon deri në fund të këtij viti, dhe sipas Arifit këto mjete janë duke i`u bartur RTV Presheva me rregull sipas kontratës. Arifi i ka quajtur shpifje të mëdha, akuzat për kinse mos financimin e RTV Presheva.

 

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*