(VIDEO) Lëvizja për Reforma e PDSH mban tubim madhështorë me njësit 1 deri në 6 në qytetin e Preshevës

(VIDEO) Lëvizja për Reforma e PDSH mban tubim madhështorë me njësit 1 deri në 6 në qytetin e Preshevës

Lëvizja për Reforma  ( LR-PDSH) , pas tubimit hapës shpalosjen e programit parazgjedhorë e ka bërë në njësinë 1 deri në 6 në Preshevë. Tubimin e  ka hapur kryetarin i nëndegës 1 dhe 2  Hysamendin Ahmeti i cili ka bërë apel tek qytetarët që të votojnë LR-PDSH sepse ky subjekt politik është me kuadro të rinj ashtu siq ka edhe liderin e së ardhmes kryetarin Sami Salihu.

Ndërsa kandidatët për këshilltarë të këtyre vendvotimeve, Ermal Ahmedi, Avdi Aliu, Getoar Behluli, Magrib  Jusufi , Qenan Shabani, Ganimete Ismaili – Rexhepi dhe Blerta Veseli kërkuan nga banirët e këtyre nëndegëve, që me 24 dhjetor të dalin të qetë ku duke rrethuar numrin 4 kanë votuar për “Shpresën e Re”, për një të ardhme më të mirë, si të vetmën zgjidhje për të rinjtë e Preshevës dhe Luginës.

Gjithashtu të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i LR-PDSH-së, Sami Salihu i cili në fjalimin e tij u shpreh i kënaqur nga mbështetja kaq masovike të këtij tubimi duke potencuar  me bindje se përkrahja që po  reflektohet për këta të rinjë e të reja të LR-PDSH-së, është dëshmi më e fortë se lista e kandidatëve  është zgjidhje e vetme që qytetarëve tanë do tu sjellë Shpresën e Re për komunën dhe Luginën e Preshevës.

Kryetari Salihu paraqiti vizionin e tij politik për të ardhmen e Luginës se Preshevës por edhe prioritetet që ka ai dhe stafi profesional i tij rreth zhvillimit ekonomik dhe në sferat tjera socio-ekonomike për mandatin e ardhshëm qeverisës. Ai ka thënë se prioritet do të jetë subvencioni i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë. Si pjesë e rpgramit kryetarit Salihu ka theksuar edhe stimulimin e çifteve , duke ditur që numri i lidnjeve ka rënë dhe Presheva ndër vite është zbrazur.

” Ne në programin tonë qeverisës do të ndërtojmë edhe dy shkolla duek bërë që mësimi të zhvillohet vetëm paradite pasi edhe nxënëia e mësimit është me efikas”, ka thënë lideri i LR-PDSH Sami Salihu para qytetarëve të njësis 1-6 në Preshevë.

Ndërsa sa i përket thashethëmeve se LR-PDSH ka koalcion me atë apo këtë subjekt politik, Salihu ka thënë se koalcioni i vetëm është me qytetarin dhe se LR – PDSH ka synim përmirësimin e mirëqenies dhe kthimit të dinjetit qytetarë në Preshevë

Duke rrethuar numrin 4 më 24 dhjetor, ju do të jeni pjesë e “Shpresës së Re” për Preshevën.

Në promovimin e kandidatëve morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të Preshevës të cilët i dhanë mbështetje kandidatëve për këshilltarë.

Ky është postimi në faqen zyrtare të LR-PDSH-së.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*