( VIDEO) LR-PDSH-ë me tubimin madhështorë hapë fushatën parazgjedhore

( VIDEO) LR-PDSH-ë me tubimin madhështorë hapë fushatën parazgjedhore

Lëvizja për Reforma në PDSH për mes një tubimin madhështorë ka hapë fushatën parazgjedhore duke prezantuar programin 4 vjeçar  për qeverisjen lokale në Preshevë. Para të pranishmëve ka folur kryetari i forumit Rinor dhe e gruas, të cilët kanë për prezantuar programin për të rinjtë, duke përçuar mesazhin se LR – PDSH është shpresa e vetme e Preshevës. Ndërsa kryetari i këtij subjekti politik Sami Salihu,  ka thënë se LR PDSH ka prioritet e saj në programin 4 vjeçar me theks të veçantë rikthimin e dinjitetit shqiptarë, por dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai ka folur për gjitha fushat si shëndetësia, arsimi, kultura, sport, informimin, mirëqenia qytetare dhe zhvillimi ekonomik. Në fund ai ka thumbuar edhe oponentë politik për të cilët ka thënë se LR PDSH nuk është rreshtuar në asnjë tabor dhe të vetmen marrëveshje e ka me qytetarin.

Në  tubimin madhështorë LR-PDSH ka bërë hapjen zyrtare të fushatës ku ka prezantuar kandidatë për këshilltarë dhe shpalosjen e programit për 4 vjeçarin e ardhshëm. Me moton “SHPRESA E RE”,  LR – PDSH ka përçuar mesazhin tek qytetarët se është momenti për një mision të ri, me udhëheqësin  Sami Salihu i cili vjen si një kuadër me të kaluar të ndritur dhe me ardhme të sigurt, i cili që në moshë të re ia kishte besuar jetën mbrojtjes së vendit në luftën e UÇPMB-ës. Ndër të tjera në tubimin promovues  u tha se ekipit i LR-PDSH në këto zgjedhje, duhet ti jepet besimi pasi janë kuadro të rinj dhe me perspektivë dhe  janë të pastër, pasi nuk i vret ndërgjegjja  e nepotizmit dhe korrupsionit, por se janë aty për ti thënë JO keq qeverisjen, por efikasiteti dhe shërbimit për mirëqenien e qytetarëve. Ndërsa kryetar i LR PDSH Sami Salihu në fjalimin e tij drejtuar gjithë qytetarëve, ka thënë se skuadra e kësaj Lëvizje janë kuadro me potencial profesional, të cilët i kanë dhënë vetes detyrimin për një qasje të re të qeverisjen se vendit, duke mënjanuar çdo praktik të keqe që deri më tani ndër vite e ka vuajtur qytetari komunës sonë. Kreu i Lëvizjes për Reforma ka thumbuar edhe subjektet tjera politike të cilat kanë krijuar tabore , duke thënë së lëvizja për Reforma nuk bënë kalkulime parazgjedhore por se synimi i saj është besimi i qytetarit. Ai po ashtu iu përgjigjur edhe akuzave drejtuar tij, duke thënë se Presheva nxirret nga ky ngërç nga njerëzit që i ka besuar këtij vendi edhe kur ka qen nevoja për mbrojtjen e pragut të shtëpisë e jo nga patriotat ditorë. Tubimi promovues u mbyll me moton se  në Preshevë po vjen një shpresë e re për gjithë qytetarët duke votuar numrin 4.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*