(VIDEO) Rruga 1 milionëshe e Karposhit dështon ende pa u inauguruar

(VIDEO) Rruga  1 milionëshe  e Karposhit dështon ende pa u inauguruar

Kryetari i organit të përkohshëm Shqipërim Arifi u krenua aq shumë për rrugën një milion euroshe në Karposh duke thënë se do të bëhet me gjitha standardet evropiane por se kjo rrugë enda pa u inauguruar gjatë ditës së sotme  është prerë asfalti  për shkaqe të lëshimeve drastike.

Rruga e Karposhit   prej një milion eurosh u diskutua dhe u debatua e u tha se ka korrupsion por kryetari i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi u lavdërua se kjo rrugë do të bëhet me standarde evropiane dhe do të jetë model i asfaltimit të rrugëve në Preshevë. Por kjo e fundit po del të jetë dështuese pasi ende pa u inauguruar janë shfaqur problemet e mëdha të kësaj rruge. Ekipi i RTV Presheva sot a qëndruar në rrugën e Karposhit ku qytetarët prapa kamerave janë shprehur të revoltuar pasi disa prej tyre kanë mbetur pa u kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Pas revoltës së tyre sot ka nisur edhe prerja e asfaltit të sa po shtruar ku qytetarët tani po detyrohen të paguajnë për këtë punë shtesë  edhe pse ishte e paraparë në rrugën një milion eurosh. Edhe ata qytetarë që janë kyçur në ujësjellës janë dashur të paguaj një shumë të caktuar. Por rruga e Karposhit nxjerr në pah edhe shumë defekte të tjera ku evidente është edhe mos ndërrimi i shtyllave elektrike. Që nga fillimi i punëve në këtë rrugë kanë pësuar edhe bizneset për gjatë kësaj rruge.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*