(VIDEO) RTP kërkon zbardhjen e dy dokumenteve ,që ia ndau afro 50 mijë euro RTV Aldit dhe shoqatës joqeveritare presheva.com

(VIDEO) RTP  kërkon zbardhjen e dy dokumenteve ,që ia ndau afro 50 mijë euro  RTV Aldit dhe shoqatës joqeveritare presheva.com

Redaksia e Radiotelevizionit Presheva reagon ndaj   mos publikimit të dy  dokumenteve  të mediumeve private  për mjetet e  ndara nga organi i përkohshëm me rebalancin e buxhetit. Ky reagim i RTP vie pas deklaratës së kryetarit të organit të përkohshëm Shqiprim Arifi në RTV Aldi  mbi ndarjen e buxhetit afro 50 mijë euro për RTV Aldi dhe presheva.com

 

Ky ishte deklarimi i kryetarit te APN Shqiprim Arifi ndaj televizionit Aldit kur kishte qene kryetarë komune. Shkeli fjalën e dhënë dhe shkoi në këtë medium. Ai të hënën në TV Aldi  te cilit ia mbushi arkën me 2.500.000 dinarë ( ose 21 mijë euro)   dëshmoi edhe njëherë skandalin e bërë në ndarjen e mjeteve për media. Ne dokumentin te cilin e shpalosi është me se e vërtete se Pushteti i kaluar RTV Presheva i ka ndare 2.500.000 nga muaji gusht, mjete këto të rregullta , ndërsa Shqiprim Arifi organizatës joqeveritare Presheva com për 1 muaj e gjysmë i ka ndarë 2.700.000 dinarë edhe atë një shoqate qe nuk ka asnjë te punësuar , ndërsa po këtij televizioni qe sipas Arfit ka të punësuar vetëm një  anëtarë te familjes  i ka ndarë  2.500.000 din.

Skandali dhe deklarata injoruese e kryetarit të organit të përkohshëm  qëndron në atë se ai pagoi këtë dy mediume për fushatën të cilën po ia bëjnë derë më derë. Pra, redaksia e RTV Presheva për të sqaruar opinionin edhe njëherë dënon fuqishëm sjelljen e kryetarit Arifi të cilit i bënë me dije se RTV Presheva për 4 muaj ka marrë 2,500,000 dinarë për 20 punëtorë , ndërsa këto dy mediume servile të tij kanë marrë dyfishin e RTP me nga një apo dy të punësuar edhe atë për hiç më pak se 1 muaj e gjysmë, thuhet në reagimin e RTP.

”Kur e themi hiç më pas se një muaj e gjysmë pasi ai këto mjete i ka ndarë me rebalanc pa asnjë projekt  dhe se  vlejnë vetëm deri në fund të vitit 2017. Por esenca është e qartë, pagesë nga taksat e qytetarëve për  fushatë të APN-ës. Ne lusim kryetarin e organit të përkohshëm dhe pyesim pse nuk bënë publike dy dokumentet tjera të shoqatës jo qeveritare Presheva  .com dhe RTV ALDIT  për ndarjen e afro 50 mijë eurove, por në çdo tubim merret me RTP, e cila arriti ti mbijetoj edhe kohëve më të vështirat të regjimit. Andaj si redaksi i bëjmë me dije se ky medium i bënë ballë edhe këtyre shantazheve dhe gënjeshtrave dhe presioneve pasi shtëpia jonë informative është mbi çdo pushtet që tenton të ngulfat fjalën e lirë. Edhe një herë ritheksojmë se nesë Shqiprim Arifi i ka ndarë mjete një shoqate joqeveritare 2,700,000 dinarë , ka thyer çdo parim ligjorë pasi deri më tani në histori të Preshevës nuk ka ndodhë që një shoqatë të merrë kaq mjete, dhe një mediumi privat të cilin e ofendoi dhe e nënçmoi dhe tani kur atij i duhet ai shkelë fjalët e veta vetëm për shkuar atje dhe për ti hedhur pluhur në sy qytetarëve me gënjeshtrat e tij”, përfundon reagimi i redaksisë së RTV Presheva.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*