(VIDEO) Sami Salihu , Lëvizja për Reforma me personalitete të reja profesionale dhe me perspektivë për vendin

(VIDEO) Sami Salihu , Lëvizja për Reforma me personalitete të reja profesionale dhe me perspektivë për vendin

Kryetari i grupit qytetarë të LRDPSH Sami Salihu ka deklaruar se Lëvizja për Reforma në një kohë shumë të shkurtër ka arrit të organizohet gjë që e ka dëshmuar  grumbullimi i  nënshkrimeve në kohë rekorde, organizimi i zgjedhjet nëpër nëndegë dhe organeve të tjera të këtij subjekti politik.Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të 24 dhjetorit, kryetarit i këshillit iniciues për Reforma ka përjashtuar kategorikisht të gjitha mundësit për ndonjë koalicion para zgjedhorë dhe rreshtimin në tabore. Sipas tij tani është hartuar edhe lista e kandidatëve për këshilltarë ku figurojnë personalitete të reja profesionale dhe me perspektivë për vendin.

 

Kryetari i LRDPSH Sami Salihu në një intervistë për RTV Presheva ka thënë se ai duke qenë kryetari i kuvendit  shumë herë kishte  deklaruar  se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme për shumë arsye,  pasi sipas kryetarit të Lëvizjes për Reforma sfidat e Preshevës janë të mëdha ,duke ditur që gjendja ekonomike dhe financiare dhe të drejtat e shqiptarëve  kryesisht  kanë ngecur në çdo pikëpamje dhe ka qenë e panevojshme që komuna e Preshevës ti  nënshtrohej  zgjedhjeve të parakohshme lokale. Sipas tij tani në këtë dimër do të  krijohen  përplasje dhe do të maltretohen  qytetarët duke u përplasur në kutiat e votimit dhe kjo sipas tij ka qen e panevojshme, por se tani është akt  i kryer.

‘’Un si ish kryetar i kuvendit kam deklaruar se isha ne gjendje te jemi edhe ne opozite vetëm e vetëm Presheva të mos shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Mendoj se kjo është një përgjegjësi e opozitës  kryesisht e zoti Mustafa,  e cila investoj kur them investim të gjithë jemi në dijeni se çfarë për investimi  e kam fjalën , dhe në fund ia arritën qëllimit ta nxjerrin vendin ne zgjedhje të parakohshme,  zgjedhje këto te cilat po krijojnë një klime jo të  përshtatshme për shumë arsye’’, ka thënë kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH-ë Sami Salihu

 Ndërkaq sa i përket organit të përkohshëm Salihu ka thënë se puna e tij duhet të monitorohet , megjithatë për të është e pa pranueshme emërimi i anëtarit nga nacionaliteti serb kur dihet se partitë serbe nuk ishin pjesëmarrës në kuvendin komunal.

Kreu i Lëvizjes për Reforma ka folur edhe për organizimin e LRPDSH dhe grumbullimin e nënshkrimeve , ku sipas tij në kohë rekorde është arritur që të grumbullohen mbi 1200 nënshkrime. Ai po ashti ka theksuar se brenda një kohe të shkurtër janë organizuar zgjedhjet nëpër nëndegë ku tani është zgjedhur edhe forumi rinorë dhe i gruas. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të 24 dhjetorit, kryetarit ti këshillit iniciues për Reforma ka përjashtuar kategorikisht të gjitha mundësit për ndonjë koalicion para zgjedhorë dhe rreshtimin në tabore. Sipas tij tani është hartuar edhe lista e kandidatëve për këshilltarë ku figurojnë personalitete të reja profesionale dhe me perspektivë për vendin.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*