(VIDEO)Vazhdojnë protestat  ndaj Organit të Përkohshëm në Preshevë-   Sh. K A. Krashnica  nuk i ndahen mjetet e parapara

(VIDEO)Vazhdojnë protestat  ndaj Organit të Përkohshëm në Preshevë-   Sh. K A. Krashnica  nuk i ndahen mjetet e parapara

Revoltë ndaj Organit të Përkohshëm kanë  shprehur sot edhe punëtorët e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë të cilët në formë të organizuar në shenjë proteste në objektin e komunës kërkuan ndarjen e mjeteve financiare  që për disa ditë iu është prolonguar po nga ky institucion. E drejtori i Shtëpisë së Kulturës Gani Veseli kërkon nga ky organ që mos të diskriminohet siç po ndodh me  institucione të tjera komunale.

Organi i përkohshëm në Komunën e Preshevës po vazhdon me diskriminime edhe ndaj institucioneve të tjera publike komunale veç  RTV Preshevës tani iu është shtuar edhe Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë që nuk iu janë ndarë mjetet financiare për pagat e punëtorëve. Punëtorët e këtij institucioni bashkë me drejtorin Gani  Veseli në shenjë revolte protestuan në objektin e komunës  kundër kryetarit të Organit të Përkohshëm në Preshevë Shqipërim  Arifi i cili nuk ka pa të udhës të ndajë mjete financiare për pagat e punëtorë.

Në të kundërtën pas disa orëve që punëtorët e Shtëpisë së Kulturës qëndruan  para kabinetit të Kryetarit të organit të përkohshëm, Shqipërim Arifi për RTV Presheva  ka theksuar se bëhet fjalë për një punëtor  të këtij institucioni i cili është punësuar kundër ligjit të punës madje ai këtë veprime ka quajtur Cirkus.

Përndryshe  shkelja e ligjit nga organi i përkohshëm është bërë edhe ndaj isnticionit publik të themeluar nga Kuvendi Komunal  siç është Radiotelevizioni Presheva që nuk u janë ndarë mjete financiare me rebalanc të  buxhetit por u janë ndarë mediumeve private RTV Aldi si dhe  shoqatës joqeveritare  Presheva com. Vlen të theksohet se po kryetari Arifi me themelimin e teatrrin ka punësuar tre punëtorë në kuadët të shtëpisë së kulturës dhe nëse vazhdimi i kontratës të një punëtori është e kundërligjëshme të tillë janë edhe tre punësimet tjera.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*