Vucic hap televizion në mes të Kosovës, ndërsa në Luginë po i mbyll ato

Vucic hap televizion në mes të Kosovës, ndërsa në Luginë po i mbyll ato

Në vazhdën e investimeve direkte të Serbisë në Kosovë, për të influencuar enklavat serbe, presidenti serb, Aleksandar Vucic, përmes njerëzve të tij, së fundi ka hapur një televizion në Graçanicë, që është fare pak kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Ndërsa në anën tjetër në Luginë të Preshevës mediat publike po i mbyll, rasti i fundit është TV Bujanoci i cili për shkak të financave u shit për 1 dinarë


Licenca për hapjen e këtij televizioni është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Televizioni me emrin ‘TV Gracanica’ për pronar ka Sasa Micicin, që është njeri i shefit të zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric. Ndërsa, siç edhe dihet, Djuric ura kryesore komunikuese dhe organizative e presidentit Vucic me serbët e Kosovës.

Ky medium, siç mëson Gazeta Metro, është i afërt me ‘TV Most’ me bazë në Mitrovicën Veriore, e i cili financohet edhe nga Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, e drejtuar nga Djuric.

Si dëshmi është edhe kjo foto, ku Djuric shihet së bashku me drejtoreshën e Radio Gracanica, Sladjana Ivacevic, që ishte hapi i parë, para se të fillohej projekti i televizionit. Ajo, gjithashtu është edhe kushërira e tij. /gazetametro.net

Tags: Kosova, Mediat, Serbia

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*