“Xhbanja” nuk do të jetë pjesë e serialit “O sa mirë”

“Xhbanja” nuk do të jetë pjesë e serialit “O sa mirë”

Seriali “O sa mirë” po vazhdon të shfaqet suksesshëm në ekranet televizive.

Mediat rozë shqiptare raportuan se është larguar një prej aktoreve më të suksesshme të serialit

Bëhet fjalë për Arjola Demirin, e cila ka bërë për vete publikun me rolin e një burrneshe.

Producenti i serialit “O sa mirë”, Fisnik Vejsa ka pohuar se në episodet e ardhshme nuk do ta shohim aktoren.

“Arjola nuk do të jetë më pjesë e episodeve të ardhshme. Ajo nuk do të jetë edhe pjesë e emisionit festiv”, tha Vejsa për Telegrafin.

Kujtojmë se Arjola ka marr pjesë edhe në disa projekte të tjera teatrale dhe filmike shqiptare.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*