Zyrtarizohet koalicioni i parë, BDL dhe NRP i bashkojnë forcat për 24 dhjetorë

Zyrtarizohet koalicioni i parë, BDL dhe NRP i bashkojnë forcat për 24 dhjetorë

Bashkimi Demokratik i Luginës dhe grupi i ndarë nga Alternativa për Ndryshim, Nismma e re për Preshevën kanë zyrtarizuar koalicioni e tyre. Dy subjektet politike kanë nënshkruar marëveshjen për koalicion parazgjedhor dhe në zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit do të garojnë me një listë të përbashkët.

Nënshkruesite marëveshjes ishin kryetari i BDL-së Skender Destani dhe kryetari i NRP-së Gazmend Aliu. Në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se “me qëllim që të kthehet dinjiteti i qytetarit i cili është nëpërkëmbër shumë, lidhet ky koalicion. Ndryshimet që u premtuan jo vetëm që nuk ndodhën por filluan të fusin frikën tek qytetarët, ndryshimin e vërtet për qytetarët ta jetësojm ne dhe të bëjmë që qytetari të jetë në rend të parë” thuhet ndër të tjera në marrëveshjen e dy subjekteve politike.


Përndryshe, Nisma e re për Preshevën është subjekti më i ri politik në Preshevë dhe u krijua nga anëtarët e pakënaqur të APN-së dhe kryesohet nga ish drejtori i N,P “Moravica.

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*