Riza Halimi propozon koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?

Riza Halimi propozon koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?

Kryetari Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi është shprehur për mediat serbe në Beograd se koalicioni i partive serbe tani ka dy mandate në kuvendin komunal falë votës shqiptare.

“Është e sigurt se votat në njësinë zgjedhore numër 5 që lista serbe i ka marrë dhe ka kaluar pragun zgjedhorë kanë ardhur nga shqiptarët”, theksoi Halimi, përcjell zerilugines.com

Ai tha se PVD nuk ka asnjë komunikim me partitë  tjera për formimin e koalicionit qeverisës por në bazë të numrit të këshilltarëve komunal ekzistojnë shumë mundësi.

“Po flitet se koalicionin do ta formojnë Alternativa për Ndryshim me 15 këshilltarë, Lëvizja për reforma –PDSH 3 këshilltarë dhe lista serbe me 2 këshilltarë që është nimimumi i domosdoshëm për shumicë parlamentare”, ka thënë Halimi.

Sipas tij nëse nuk mundë të formohet ky koalicion atëherë ekziston mundësia e një koalicioni të gjerë në të cilën do të jetë edhe PVD, shkruan Titulli.com.

Halimi vlerësoi se do të jetë i hapur për një koalicion të mundshëm PVD-PDSH- Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët e listës serbe të cilët përbëjnë shumicën me 22 mandate të këshilltarëve.

Kuvendi komunal i komunës së Preshevës përbëhet prej 38 këshilltarëve ndërsa koalicioni i përfolur APN-LR-PDSH dhe lista serbe përbënë një shumicë të zbehtë prej 20 këshilltarëve pa e llogaritur dhe 1 këshilltarë nga Bashkimi Demokratik i Luginës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*