Arifi: Vepra e Musliut la gjurmë të çmuara në Luginë të Preshevës

Arifi: Vepra e Musliut la gjurmë të çmuara në Luginë të Preshevës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi shprehu ngushëllim për vdekjen e Junuz Musliut.

Shkrimi i plotë i Shqiprim Arifit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e ish liderit politik të UÇPMB-së, Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit, si dhe kryetarit të LPD – së, z. Jonuz Musliu.

Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për familjen Musliu, njëkohësisht është një humbje e madhe për Luginën e Preshevës, ngase kontributi i tij për popullin shqiptar në Luginë të Preshevës dhe përkushtimi i tij gjatë konfliktit të vitit 2001, la gjurmë të çmuara.

Të nderuar familjarë, shokë e dashamirë të zotit Musliu, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Alternativës për Ndryshim, tju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*