Atalanta e Berishës eliminon Napolin e Hysajt nga Kupa e Italisë, gjysmëfinale interesante (Video)

Atalanta e Berishës eliminon Napolin e Hysajt nga Kupa e Italisë, gjysmëfinale interesante (Video)

Ka përfunduar takimi mes Napolit dhe Atalantas në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat 1-2.

Kjo ishte sfida e dy shqiptarëve, pasi për vendasit nga fillimi deri në fund luajti mbrojtësi Elseid Hysaj, ndërsa për mysafirët portieri Etrit Berisha.

Por, në fund në fazën vazhdoi skuadra e këtij të fundit, kjo fal golave nga Timothy Castagne (50’) dhe Alejandro Gomez (81’).

Kurse golin e vetëm për napolitanët e shënoi Dries Mertens në minutën e 84.

Në gjysmëfinale Atalanta do të luajë ndaj Juventusit, kurse në anën tjetër Milani ndaj Lazios.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*