Barazon Reali, por kualifikohet më tutje në Copa del Rey (Foto/Video)

Barazon Reali, por kualifikohet më tutje në Copa del Rey (Foto/Video)

Real Madrid ka vazhduar më tutje garat në Copa del Rey.

Madrilenët para shikuesve të vetë kanë barazuar në takimin e dytë kundër Numancias me rezultat 2-2, por në saje të fitores në ndeshjes e parë 3-0 shkuan më tutje në Kupën e Mbretit.

Pjesa e parë i takoi vendasve që dominuan me posedimin e topit, por që te dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol.

Lucas Vasquez shënoi gol në të dhjetën minutë, kur mori një pasim të saktë nga ana e Dani Carvajalit.

Por, kur pritej që 45 minutshi i parë të përfundonte me avantazh të Los Blancos, mysafirët arritën të barazonin gjithçka në Santiago Bernabeu.

Guilermo në minutën e fundit të pjesës së parë arriti të barazoi rezultatin pasi mori një pasim të saktë nga ana e Mateus.

Megjithatë, duket se kjo ishte mbrëmja e Vasquezit që realizoi golin e dytë personal, gjegjësisht të dytin për mbretërit në të 59 minutë pas një pasimi të Mayoralit.

Golashënues i parë i mysafirëve shënoi edhe golin e dytë, kur në të 82 minutë barazoi gjithçka pas një pasimi të marrë nga ana e Garcias.

Deri në fund të takimit më nuk pati gol dhe kështu takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Reali do të mësojë kundërshtarin e radhës pasi të hedhet shorti më 12 janar në zyret e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*