Barça ‘shkatërron’ Celta Vigon, kalon në çerekfinale të Copa del Rey (Video)

Barça ‘shkatërron’ Celta Vigon, kalon në çerekfinale të Copa del Rey (Video)

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen kthyese ndaj Celta Vigos e vlefshme për 1/8-tën e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Gjiganti katalunas ka siguruar kalimin tutje në Copa del Rey, pas fitores së thellë në Camp Nou në ndeshjen e kthimit ndaj Celta Vigos.

Skuadra e Ernesto Valverdes e ka dominuar takimin ndaj Celtas, duke e përfunduar dilemën e fituesit, qysh në pjesën e parë.

Momenti i njërit gol të shënuar nga Messi (Getty Images)

Goli i parë i Barcelonës erdhi në minutën e 13-të të takimit, ku ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të saktë nga Jordi Alba.

Dyshja Messi-Alba ishin akterë edhe tek goli i 2-0, pasi ishte spanjolli që asistoi përsëri për argjentinasin tek goli i dytë.

Messi i falënderohet Albas për dy asistimet e bëra (Getty Images)

Pas dy golave nga argjentiansi radha erdhi për asistuesin e dyfishtë Alba, i cili shënoi në minutën e 28-të për 3-0 i asistuar nga ‘partneri i tij në krim’ Messi.

Vulën e fitores së thellë dhe kalimit tutje e dha sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi për 4-0 në minutën e 31-të pas një gabimi të mbrojtësit mysafirë.

Festa e Suarezit pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultatin duke rrezikuar kohë pas kohe dhe duke gjetur edhe një gol me anë të Ivan Rakitic, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 5-0.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Barça mori një fitore të thellë 5-0 në Camp Nou, duke kaluar tutje në çerekfinale të Copa del Rey.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*