Barça vazhdon me fitore në La Liga, triumfon ndaj Levantes (Video)

Barça vazhdon me fitore në La Liga, triumfon ndaj Levantes (Video)

Barcelona vazhdon me fitore në La Liga, këtë herë duke fituar ndaj Levantes me rezultat 3-0.

Për katalunasit kjo ishte një fitore e lehtë pasi mysafirët nuk u treguan rrezikshëm.

Golin e parë në takim erdhi në minutën e 12-të nga Lionel Messi, kjo pas një asistimi nga Jordi Alba.

Lionel Messi duke festuar golin në Cam Nou (Getty Images)

Pas shanseve të Luis Suarez (14′), Ousmane Dembele (25′) dhe Lionel Messit në minutën e 33-të nga gjuajta e lirë, erdhi goli nga Luis Suarez (38′).

Shansi më i mirë për vendasit ishte nga Shaquell Moore në minutën e 65-të, por Mac-Andre ter Stegen nuk lejoi që t’i tundet rrjeta.

Luis Suarez gjatë një aksioni ndaj Levantes (Getty Images)

Golin e fundit në takim e shënoi Paulinho, kjo në minutat shtesë të takimit dhe ky ishte goli shtatë sezonal i tij në La Liga.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 48 pikë, kurse Levante në vendin e 16-të me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Real Sociedadit, kurse Levante luan në xhiron tjetër kundër Celta Vigos.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*